Transmetuar më 30-05-2023, 12:32

KORÇË- Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi një ditë më parë u përfshi në aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçareje dhe plagosjen e 7 të tjerëve.

Burime spitalore konfirmojnë se peronat e tjerë ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Policia vendore informon se ‘specialistët e trafikut urban dhe interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve procedurale arrestuan shtetasin Arelsi Shehu, 21 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. M., 58 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasja M. M., 46 vjeçe (pasagjere tek automjeti tip “Ford”), dhe janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve shtetasit H. M. dhe A. Sh., si dhe pasagjeret shtetaset L. F., 39 vjeçe, L. B., 49 vjeçe, V. Ç., 52 vjeçe, G. M., 41 vjeçe dhe E. M., 54 vjeçe, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.