Transmetuar më 30-05-2023, 12:44

TIRANË- Kunata e Tefta Malaj, e cila i mbijetoi masakrës në banesën e saj në Itali ku i shoqi i vrau me thikë vajzën e tyre 16-vjeçare Xhesika Malaj dhe italianin, Massimo De Santis, ka mohuar akuzat se 39-vjeçarja është kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit. Raba Malaj u shpreh se Tefta Malaj e kishte telefonuar duke i kërkuar që të jetonte tek banesa e tyre, por bashkëshorti i saj nuk pranuar.

Raba Malaj: “Kemi ardhur këtu për të punuar. Unë nuk e pranova që të jetonte me ne. Ajo e shkatërroi familjen e saj. Më erdhi keq për djalin e vajzën, Nuk e kemi pranuar në shtëpi, por nuk e kemi kërcënuar.

Djalin ia kam larë e pastruar, ia kam dhënë atë ditë që doli nga spitali. I kam folur me edukatë. Ajo më mori në telefon dhe më tha që dua të vij të jetoj me ju. I thashë me gjysmë zëri mirë, por kur fola në darkë me bashkëshortin më tha që “nuk bëhet fjalë që ajo të vijë të jetojë me neve”. Nuk e di pse nuk u kthye të jetojë në banesën e saj, gjakun e ka larë burri im me duart e tij.

Burri më tha që nuk do i pranojmë në shtëpi. Unë e di çfarë kam hequr me karabinierët në shtëpi dhe të socialies. Kur erdhi të marrë djalin, unë i hapa derën e futa në shtëpi. S’ka pasur asnjë debat mes Teftës dhe burrit tim, ai është në gjendje të keqe. Ne nuk kemi kërcënuar njeri, edhe në ceremoninë mortore i kemi dhënë dorën. Ajo kërkon mbrojtje nga shteti dhe nxjerr këto.”

Taulant Malaj shkaktoi një masakër. Ai qëlloi 23 herë me thikë fiqnjin e tij, sapo ky i fundit doli nga banesa pasi dyshonte se kishte lidhje me të shoqen. Më pas u fut në shtëpinë e ti jdhe qëlloi gruan e vajzën e tij. Kjo e fundit, vetëm 16 vjeçe, Xhesika ndërroi jetë në vend. I trembur u gjet dhe djali i vogël, vetëm 5 vjeç.