Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, u pa me yllin e pop-it, Megan Thee Stallion, teksa ishte në dasmën e shokut të skuadrës zikaltër të hënën. Ata të dy janë pjesë e “Roc Nation”, agjencia e menaxhimit dhe labelit diskografik në pronësi të reperit Jay-Z, ku ka shumë të ngjarë se u takuan.
Stallion, 28 vjeçe, së fundmi mori pjesë në një ndeshje të Interit, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se ajo është në lidhje me yllin belg të futbollit, i cili së fundmi u nda me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Sarah Mens.
Megan ishte në lidhje me reperin tjetër Pardison Fontaine për më shumë se dy vite, përpara se thashethemet e ndarjes të dilnin në shkurt, pasi ajo e hoqi atë nga rrjetet sociale. Lukaku, 30 vjeç, nuk ndan shumë gjëra për jetën e tij personale, por së fundmi zbuloi se ka një djalë të dytë, Jordanin 1-vjeçar, përveç Romeos 5-vjeçar.
Ai e mbajti këtë gjë private për më shumë se një vit. Është e paqartë nëse dyshja morën pjesë në martesën e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez si çift, por ishin padyshim në mesin e të ftuarve dhe mbërritën bashkë.
Pritej që edhe Lionel Messi dhe gruaja e tij, Antonela Roccuzzo, të merrnin pjesë në ceremoninë e martesës së bashkëlojtarit tek Argjentina, por nuk u dukën pranë liqenit të Komos. Dasma u zhvillua në një hotel me pesë yje në Komo të Italisë, ku morën pjesë mbi 120 të ftuar.
Martinez, 25 vjeç, u martua me Agustina Gandolfo, një modele argjentinase. Ajo është një vit më e madhe se sulmuesi zikaltër. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe disa bashkëlojtarë të tjerë të Interit dhe Argjentinës, duke përfshirë portierin hero në Botërorin e katarit, Emiliano Martinez. Lukaku po përgatitet për finalen e Champions League kundër Manchester City, e cila do të zhvillohet të shtunën e 10 qershorit.
AIUTO https://t.co/HkGM0E19Hk pic.twitter.com/VeAcI3xqqW
— siɱσ (@sgirlxinter) May 29, 2023