Transmetuar më 30-05-2023, 22:34

Reperi Stresi ka komentuar së fundmi situatën në veri të Kosovës, e cila përgjatë ditëve të fundit po paraqitet alarmante.

E teksa frika për përshkallëzimin e situatës është e madhe, reperi përmes një “InstaStory” ka bërë me dije se është i gatshëm që të shkojë dhe t’i ofrojë ndihmë shqiptarëve të Kosovës.

“Le të vinë k*rvat se gati na kanë. I pari prej Tirane me shokë e me miq jemi për Kosovë. Besa-besë”, ka shkruar Stresi në “InstaStoryn”e publikuar ditën e sotme.