Transmetuar më 30-05-2023, 23:37

Austri- Një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve para një lokali është përshkallëzuar në Linz të Austrisë. Meinbezirk shkruan se bëhet fjalë për një përleshje ndërmjet rreth 20 personave, përpara një lokali në Bindermichl-Keferfeld të Linzit.

Në përleshje kanë qenë të përfshirë kryesisht shqiptarë dhe serbë. Madje ka pasur edhe të shtëna armësh. Kur policia mbërriti në vendngjarje me disa patrulla, të gjithë të përfshirë tashmë kishin ikur.

Por policia ka mundur të gjejë disa gëzhoja. Policia e Linzit nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për ngjarjen dhe shkaqet e përleshjes nuk dihen ende.