Transmetuar më 15-07-2023, 07:01

Takimi i ri me horoskopin e sotëm për Paolo Fox: si çdo ditë, shumë njerëz janë në kërkim të parashikimeve të plota për shenjën e tyre të horoskopit.

Shenja më me fat mes jush sipas horoskopit të Paolo Fox sot është ajo e Luanit: do të jetë e mundur të fitoni një sfidë dashurie ose ndoshta të rizbuloni një ndjenjë.

Dhe tani le të shohim të 12 shenjat e zodiakut për ditën e sotme, e shtunë, 15 korrik 2023, përkthyer nga noa.al.

Dashi

Dash i dashur, një ditë shumë pozitive në dashuri, dikush mund të bëjë një takim të mirë dhe të takojë një person interesant. Lëreni veten të befasoheni (dhe ndoshta edhe të rrëmbeheni) nga dashuria, nga ndjenjat. Sepse duhet pasur gjithmonë kujdes: zemrës nuk duhet t’i mungojnë kurrë emocionet e këtij lloji. Parim i ngjashëm edhe në punë: jini të hapur ndaj mundësive të reja, mund të vijnë propozime premtuese.

Demi

I dashur Dem, sipas horoskopit të Paolo Fox sot (e shtunë 15 korrik 2023), ka një alarm të kuq në dashuri: Gjatë orëve të ardhshme, rreziku i tensionit apo diskutimeve me partnerin/en është shumë i lartë. Ndaj përpiquni të komunikoni hapur me ata që ju rrethojnë për të zgjidhur çdo problem. Për sa i përket punës, mund të merrni një propozim interesant ose mund t’ju jepet një mundësi rritjeje.

Binjakët

Të dashur Binjakë, dashuria është në qendër të gjithçkaje në këtë moment të jetës suaj: beqarët mund të bëjnë takime të veçanta, kurse çiftet do të jenë në gjendje të rinovojnë dialogun dhe të ndajnë ndjenjat e tyre më të thella. Për sa i përket punës, sfida të reja profesionale janë në rrugë e sipër, të cilat duhen përballuar me guxim dhe besim në aftësitë tuaja. Në momentin që do të mund të përballeni, thjesht mos kini frikë!

Gaforrja

Të dashur Gaforre, ju do të merrni një vlerësim të rëndësishëm për angazhimin tuaj, vazhdoni të jepni maksimumin edhe për disa ditë të tjera dhe do të shpërbleheni. Guxim! Yjet janë në anën tuaj dhe do t’ju hapin rrugën në drejtimin e jetës profesionale.

Luani

I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox për ditën e sotme (e shtunë 15 korrik 2023), yjet janë aq të rëndësishëm sa do të jetë e mundur të fitoni një sfidë dashurie ose ndoshta të rizbuloni një ndjenjë të rëndësishme. Kjo e shtunë dhe ditët më pas janë ditë ideale për dashuri, për marrëdhënie dhe për udhëtime. Merruni me to, mos i shpërfillni.

Virgjëresha

Të dashur Virgjëresha, gjithçka që nuk funksionon tani do të vihet në pah nesër, pra të dielën 16 korrik. Çështja është se gjërat janë më shumë në dorën tuaj dhe fati i tyre varet disi nga ju. Problemi këtu është sa do dini ti menaxhoni dhe të mos dëmtoheni. Si fillim, shikojini qartë dhe lexojini ndër rreshta disa situata, si në dashuri ashtu edhe në punë.

Peshorja

Të dashur Peshore, këtë fundjavë të mesit të korrikut duhet ta trajtoni me shumë kujdes dhe qetësi. Për fat të mirë, jeni gjithmonë shumë të kujdesshëm dhe të ekuilibruar kur përjetoni emocione dhe marrëdhënie të cilat ju interesojnë veçanërisht.

Akrepi

I dashur Akrep, sipas horoskopit të Paolo Fox për ditën e sotme (e shtunë 15 korrik 2023), mund të gjendet një zgjidhje edhe në lidhje me disa probleme nga pikëpamja psiko-fizike që i keni mbartur prej disa kohësh. Kjo e shtunë e sotme dhe dita e nesërme janë ditë që lidhen mes tyre me gjërat që doni të ndryshoni dhe ju sjellin diçka më shumë aty ku keni pritur.

Shigjetari

I dashur Shigjetar, sot e shtunë dhe nesër (e diel 16 korrik) do të jenë dy ditë në të cilat do të gjendeni në një situatë stresi dhe nervozizmi të madh. Po hidhet në tavë çështja e të vërtetës. Dhe ajo duhet thënë, por duke u ruajtur nga një keqkuptim. Lini mënjanë edhe krenarinë e theksuar, nuk ju duhet.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, jeni gjithmonë shumë të qartë kur bëhet fjalë për mbylljen e marrëdhënieve, miqësive dhe të gjitha atyre situatave që nuk funksionojnë më. Kjo e shtunë është një prej tyre, ditë e prerjes së gjërave që mendoni se nuk vlejnë më. Nëse do të jeni sërish në zbatim, kini parasysh se tërheqja nuk është më e mundur. Ndaj mundohuni të veproni vetëm pasi të mendoni për pasojat.

Ujori

I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox për ditën e sotme (e shtunë 15 korrik 2023), ditët e ardhshme do të jenë ditët e çlirimit nga një situatë e vështirë. Kjo vlen sidomos për ata që të enjten dhe të premten kanë pasur një krizë të vogël e cila ju ka lodhur më shumë se ç’duhet. Do të duhet të merreni, por do t’ia vlejë mundimi sepse do të jeni më të çlirët.

Peshqit

Të dashur Peshq, kjo fundjavë e mesit të korrikut do të shërbejë që ju të riktheheni pak me këmbë në tokë. Duhet thënë se kjo ka qenë një periudhë mjaft kërkuese edhe në punë. Muajt ​​e fundit ka nga ata që u është dashur të përballen me tensione të ndryshme ose u është dashur të presin ndihmë ekonomike nga të tjerë. /noa.al