Transmetuar më 18-08-2023, 20:12

Ja parashikimet e horoskopit të Paolo Fox për ditën e shtunë 19 gusht 2023, përkthyer nga noa.al

Dashi Kjo e shtunë 19 shihet si një ditë reflektimi. Ndiheni të çorientuar, nervozë, të lodhur. Hëna në kah të kundërt bën thirrje për kujdes.

Demi

Jo gjithçka është e qartë në këtë periudhë. Ju keni qenë nën presion. Shumë shqetësime keni pasur që nga qershori. Koha për t’i lënë pas…

Binjakët

Mos e nënvlerësoni dashurinë. Nga ana tjetër, kjo është një e shtunë e mirë për të provuar të rizgjoni disa ambicie të humbura.

Gaforrja

Hëna disonante ju fton që këtë fundjavë të mos i merrni shumë gjërat “majë më majë”. Tregohuni elokuentë, nuk është aq e vështirë sa duket.

Luani

Jeni të përfshirë në shumë situata në të njëjtën kohë, projekte të reja janë në rrezik për të ardhmen.

Virgjëresha

Ju keni burime të mira. Më në fund është e mundur të zgjidhet një problem shumë i rëndësishëm në shtëpi.

Peshorja

Hëna në shenjën tuaj ofron një frymëzim të veçantë: afrohuni më shumë me personin që doni.

Akrepi

Do të ndiheni gati për të dashuruar. Por po ju gërryen bindja se keni të bëni me një person që gënjen, ose të paktën fsheh diçka.

Shigjetari

Këtë të shtunë 19, yjet janë interesante për të bërë takime të veçanta. Në sferën e punës, së shpejti do të ketë lajme.

Bricjapi

Ju duhet të përcaktoni situatat e punës që mendoni se janë më të rëndësishmet në këtë fazë. Është koha të ndani gjërat, disa kanë prioritet që prevalon.

Ujori

Nëse keni në mendje disa projekte për vjeshtën, nuk është e lehtë të kuptosh se nga të fillosh: sot dhe në përgjithësi në këtë muaj, gjithçka është konfuze.

Peshqit

Ka ardhur momenti i duhur për të pranuar veten dhe për të dalë në një përfundim, nëse keni nevojë të sqaroni ca gjëra në dashuri. /noa.al