Transmetuar më 11-09-2023, 07:08

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të horoskopit për javën nga 11 deri në 17 shtator 2023.

Tashmë kemi arritur në javën e dytë të shtatorit dhe secili prej nesh ka rifilluar rutinën e zakonshme me hapa të plotë, qoftë edhe me ngurrim.

Është e vështirë të mësohesh sërish me realitetin e përditshëm, por të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë se si do të shkojë kjo javë e re nga ana e punës dhe ajo sentimentale.

A do të ketë shenja më me fat se të tjerët në dashuri? Dhe a do të marrë dikush një ofertë të mirë pune? Le të zbulojmë së bashku parashikimet për të gjitha shenjat e zodiakut nga astrologu Paolo Fox, përkthyer nga noa.al.

Horoskopi Paolo Fox, Dashi

Kjo javë nuk fillon në të vërtetë me këmbën e mbarë për ju, ndoshta për shkak të disa zhgënjimeve që keni pasur në të kaluarën. E për rrjedhojë, tani jeni ca si shumë mosbesues ndaj të gjithëve. Por kjo nuk do t’ju lejojë të largoheni nga stresi dhe të përjetoni emocione të forta! Në vendin e punës do të jeni pak nervozë sepse gjithmonë dëshironi të keni gjithçka menjëherë, por mos harroni se do të duhet të mësoni të jeni më të duruar.

Horoskopi Paolo Fox, Demi

Është shumë e vështirë për ju të bini kokë e këmbë brenda për dikë, por kur kjo ndodh, jepni gjithmonë më të mirën nga vetja, duke u përpjekur të mos lejoni që gjysma juaj më e mirë t’ju humbasë për asgjë. Megjithatë, duke e bërë këtë, rrezikoni që dikush të përfitojë nga mirësia juaj, dhe kjo është pikërisht ajo që mund të ndodhë gjatë kësaj jave të re. Këshilla ime është të jeni me këmbë në tokë.

Horoskopi Paolo Fox, Binjakët

Këtë javë do ta keni kokën e trazuar dhe kjo mund t’ju bëjë të bëni shumë gabime: do t’ju duhet të shmangni shpërqendrimet e panevojshme për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Gjithashtu ju këshilloj të mos tregoheni shumë posesivë në sferën e dashurisë, mund të shfaqen mundësi shumë interesante, por në këto raste duhet t’i kapni shpejt! Gjithsesi ata që janë në çift prej kohësh do të duhet të kenë kujdes që të mos e nënvlerësojnë partnerin/en.

Horoskopi Paolo Fox, Gaforrja

Kjo javë e re fillon nën flamurin e ambicjes dhe ju do të dëshironi t’i demonstroni të gjithëve se sa vleni. Më në fund tani jeni në gjendje t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe në sajë të angazhimit tuaj do të arrini rezultate të shkëlqyera në punë. Pas kaq shumë përpjekjesh, ky është shpërblimi i duhur për ju.

Horoskopi Paolo Fox, Luani

Premton të jetë një javë shumë pozitive e përbërë nga shumë mundësi të mrekullueshme, ndaj ju rekomandoj që të mos i humbisni! Pavarësisht kësaj, do të keni shumë dyzime në mendjen tuaj dhe ndoshta kjo në disa raste nuk do t’ju lejojë të bëni zgjedhjen e duhur. Do t’ju duhet t’i kushtoni vetes një moment për të kthjelluar pak trurin.

Horoskopi Paolo Fox, Virgjëresha

Në këtë javë të re do të keni shumë debate për shkak të karakterit tuaj tepër të ngurtë: në disa raste do të ishte më mirë të lini të anashkalohen ca gjëra dhe të mos mendoni shumë për punën dhe angazhimet. Mundohuni të jeni më të lirshëm dhe të shijoni gjërat e mira në jetë. Disa prej jush do të ndjekin hapat e tyre sepse do të kuptoni se keni bërë gabime.

Horoskopi Paolo Fox, Peshorja

Në këtë javë do të keni një dëshirë të madhe për të jetuar dhe për të dashuruar, do të organizoni mbrëmje të këndshme në shoqërinë e partnerit/es tuaj dhe ndoshta diçka transgresive për të gjallëruar sadopak marrëdhëniet e çiftit për ata që janë të lidhur prej kohëshm Në fund të fundit e dimë që nuk duhet "punuar" shumë për t’ju mërzitur. Nga ana tjetër, beqarët do të gjejnë dëshirën për t’u rikthyer në lojë.

Horoskopi Paolo Fox, Akrepi

Kjo javë e re duket se do të fillojë më mirë se ajo e kaluara. Beqarët më në fund do të kenë shumë mundësi të mira nga pikëpamja sentimentale, do të varet nga ju që t’i shfrytëzoni në maksimum. Disa prej jush mund ta gjeni veten duke jetuar dy histori dashurie në të njëjtën kohë, ndaj ju këshilloj të jeni shumë të kujdesshëm.

Horoskopi Paolo Fox, Shigjetari

Pas ditëve të errëta, kjo javë e re më në fund po fillon shkëlqyeshëm për personat e lindur nën shenjën e Shigjetarit. Do të vijnë shumë lajme të mira që mund të ndryshojnë sferën sentimentale, por edhe ambientin e punës. Në këtë periudhë keni punuar shumë dhe tani do të keni shpërblimin e duhur. Nga ana tjetër mund të ndjeni nevojën për t’u hapur me një mik, mos kini frikë të shfaqni emocionet tuaja.

Horoskopi Paolo Fox, Bricjapi

Kjo javë nuk po fillon me këmbën e mbarë për ju. Do e gjeni veten duke debatuar edhe për gjëra të parëndësishme, kohët e fundit prekeni shumë dhe shpejt. Këshilla ime është të mos e teproni në diskutime, matni fjalët tuaja, përndryshe rrezikoni të jeni në anën e gabuar dhe dikush mund t’ju vërë "vizën".

Horoskopi Paolo Fox, Ujori

Një nga aspektet më të mira të karakterit tuaj është se nuk ju intereson se çfarë mendojnë të tjerët, kjo është një gjë shumë pozitive sepse ju lejon të jetoni në paqe me veten dhe në liri të plotë. Këtë javë do të keni një dëshirë të madhe për t’u përfshirë dhe për të qenë në qendër të vëmendjes. Në punë do të arrini të gjitha objektivat.

Horoskopi Paolo Fox, Peshqit

Të lindurit në shenjën e Peshqve do të kenë shumë mundësi pune për t’i shfrytëzuar në këtë javë të re, ju lutem mos i humbisni! Ju jeni zotëruesit e jetës suaj dhe nëse dëshironi, mund të ndryshoni gjithçka. Do të kuptoni se dikush do të ndjejë zili për ju, vazhdoni të ecni përpara në rrugën tuaj pa u menduar shumë. /noa.al