Transmetuar më 19-09-2023, 19:20

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi një vit më parë se kishte gjetur dashurinë e jetës.

Ajo postonte herë pas here foto me partnerin e saj, por duke i mbajtur të fshehtë identitetin. Pasi kaloi pak kohë, Barbana nuk ngurroi të postonte foto ku tregonte edhe fytyrën e personit që i kishte rrëmbyer zemrën.

Ndërkohë pak muaj më parë, këngëtarja ndau me mijëra ndjekësit e saj në “Instagram” se ishte në pritje të ëmbël. E sot, Barbana ka zbuluar se ka sjellë në jetë një vajzë.

Këngëtarja dhe partneri i saj kanë vendosur një emër shumë të veçantë, Ergola Ergi Parubi. Ajo ka zbuluar gjithashtu se e bija ka ardhur në jetë më 15 shtator.

“Sept 15.2023 mes emocioneve te papershkrueshme,erdhi ne jete mrekullia jone Ergola Ergi Parubi!Erdhe si bekim per ti dhene jetes tone motiv,ngjyra,jete e dashuri te pakufi!Bija ime,je kryevepra ime me e madhe!Je endrra me e bukur qe kam pare…

Jam e bindur qe kete emer qe babai yt zgjodhi per ty do e mbash me shume dashuri e krenari!

Faleminderit Zot!🙏🧿”, ka shkruar Barbana krahas fotos së parë familjare.