Transmetuar më 27-09-2023, 15:13

ITALI- Kryenministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Mes të tjerash Ministri i jashtëm Tajani deklaroi se ‘Shqipëria hyn në BE para vitit 20230’.

“Për ne Shqipëria është partner strategjik në Ballkan. Italia e konsideron Ballkanin Perëndimor si përparësi të politikës së jashtme dhe jemi absolutisht të favorshëm për hyrjen brenda Bashkimit europian të këtyre vendeve, sidomos për një vend si Shqipëria që ne gjithmonë e kemi mbështetur dhe shpresojmë që kjo të ndodh para vitit 2030.

Ne insistojmë që të kemi një proces integrimi të përshpejtuar. Takimi në dhjetor do të jetë një plus për procesin e integrimit europian”,-tha Antonio Tajani.