
SPANJË- Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle ka sekuestruar një anije peshkimi në ujërat pranë Cape Verde në Afrikë, të ngarkuar me 1000 kilogramë kokainë. Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA dhe Marinën Spanjolle. Gjashtë anëtarët e ekuipazhit të anijes, e cila po lundronte drejt Spanjës, kënë rënë në pranga dhe dy prej tyre janë shqiptarë.
Policia Kombëtare u koordinua me Mbikëqyrjen Doganore të Agjencisë Tatimore për të lokalizuar pikën ku ndodhej mjeti lundrues dhe për të kryer hipjen në të, i cili më në fund u krye nga skafi patrullues i Agjencisë Tatimore ‘Fulmar’ në oqeanin Atlantik. Agjentët vunë re se anija, e quajtur ‘Mathieu’ dhe e regjistruar në portin e Georgetoën, po lundronte pa flamur. Autoriteteve të Guajanës iu kërkua të konfirmonin regjistrimin e kësaj anijeje në vendin e tyre dhe të autorizonin transferimin e saj në portin më të afërt spanjoll.
Gjatë ndërhyrjes, agjentët gjetën në kuvertën e prapme 40 pako që zakonisht përdoreshin për transportin e kokainës. Nisur nga ngjarjet, agjentët ndaluan gjashtë anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit, dy prej tyre me kombësi shqiptare dhe pjesa tjetër me kombësi Guajane, dhe siguruan mjetin lundrues. Pasi të arrestuarit u transferuan në bordin e ‘Fulmar’, filloi tërheqja e anijes së peshkimit dhe transferimi i saj në anijen spanjolle në portin e Arrecife.