Transmetuar më 29-09-2023, 07:17

Ja parashikimet e horoskopit për ditën e sotme, e premte 29 shtator 2023 shenjë pas shenje nga astrologu Paolo Fox, përkthyer nga noa.al!

Dashi:

Kohët e fundit keni pasur shumë presion dhe ndoshta duhet të jeni të kujdesshëm me gjërat që thoni, të përpiqeni të kontrolloni reagimet tuaja.

Demi:

Prej disa muajsh keni bërë jo pak transformime në jetë. Jeni të gatshëm të vini në dyshim aspekte të ndryshme të jetës suaj, edhe nëse ka siguri nga të cilat nuk mund të hiqni dorë.

Binjakët:

Është një periudhë interesante dhe stimuluese. Udhëtimet favorizohen, të lindurit e shenjës tuaj arrijnë të jenë gjithmonë protagonistë në jetën e të tjerëve.

Gaforrja:

Krahasuar me të kaluarën, po i jepni më shumë rëndësi jetës tuaj të dashurisë. Nëse diçka nuk është në rregull, është më mirë të flisni qartë edhe nëse për momentin prioritetet tuaja janë ende puna dhe studimi.

Luani:

Të kesh shoqërinë e duhur do t’ju ndihmonte të lini pas tensionet dhe humorin e keq që kanë karakterizuar periudhën e fundit.

Virgjëresha:

Me Venusin në shenjë dhe Saturnin e Jupiterin të favorshëm, tani mund të përfshiheni, si në fushat sentimentale dhe ndjenjave, ashtu edhe në aspektin e punës.

Peshorja:

Diçka po ju shqetëson, momente tensioni mund të lindin me njerëz të cilët shfaqen si të fortë dhe të vendosur, ata po përpiqen me zjarr që t’ju kundërshtojnë.

Akrepi:

Jeni të zhytur në mendime, veçanërisht në dashuri. Mundohuni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë, sidomos në dashuri. Lëreni veten të shkojë më shumë pas rrjedhës, jepini vetes emocione të mrekullueshme.

Shigjetari:

Keni mundësinë të afroheni sërish me dashurinë. Megjithatë, pa ngut sepse sidomos nga muaji tetor do të ketë mundësi më të mëdha për të përjetuar emocione të bukura.

Bricjapi:

Horoskopi Paolo Fox ju tregon se këto janë ditë të lodhshme, kohët e fundit keni qenë të detyruar të përballeni me kundërshtarë të shumtë, ndaj qëndroni të qetë dhe çoni përpara idetë tuaja.

Ujori:

Duhet të jeni të matur, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike dhe financiare, por edhe në familje apo në dashuri. Qëndroni të qetë dhe mos u nervozoni.

Peshqit: Javët e ardhshme do të jenë më të mira për ndjenjat tuaja, ndoshta edhe sepse do të ketë më pak angazhime në punë dhe do të ketë më shumë mundësi për të gjetur qetësi në jetën tuaj në çift. /noa.al