Transmetuar më 29-09-2023, 18:11

DIVJAKË- Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë në vendin e quajtur pishat e Babunjës.

Drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç është dërguar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës.

Policia ndodhet ne vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Kjo pjesë e rrugës për në Divjakë është piktoreske, por ka shumë kthesa.

Rreth një vit më parë një i ri humbi jetën kur mjeti i tij përfundoi në kanalin përbri rrugës.