
Ka përfunduar tragjikisht historia e një çifti shqiptarësh në Itali.
Autoritetet kanë njoftuar se kanë gjetur të vdekur autorin e dyshuar të vrasjes së Klodiana Vefës. Ngjarja ndodhi në provincën e Firences
Pasi ekzekutoi Klodiana Vefën, Alfredi duket se ka qëlluar edhe veten me të njëjtën armë që i mori jetën bashkëshortes së tij.
Trupi i pajetë është gjetur në një zonë të izoluar në San Casciano Val di Pesa.
Sipas hetuesve, ai ka vrarë veten me armën që përdori edhe për të vrarë nënën e dy fëmijëve.
Shqiptari ishte në kërkim që prej së enjtes, kur qëlloi në kokë Klodianën, ndërsa ajo ndodhej në rrugë jashtë shtëpisë së saj, në Castelfiorentino, një qytet në provincën e Firences.
Më herët gruaja kishte marrë kërcënime nga partneri i saj: "Ti do të jesh i imja – ose e askujt tjetër"‘ i pat deklaruar ai.
Pavarësisht një martese që kishte përfunduar, shqiptarët ende jetonin së bashku. Megjithatë, ajo shpresonte që një ditë të transferohej në një shtëpi tjetër me dy fëmijët e saj. Alfredi, donte të ndërtonte një marrëdhënie të re, por ish gruaja e tij kishte filluar një lidhje tjetër dhe këtë ia kishte dekkluar ish bashkëshortit. Një natë më pas Alfred Vefa e vrau.
Çifti kishte dy fëmijë: një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare, që të dy dolën me vrap në rrugë pas të shtënave, duke gjetur nënën e tyre në tokë.
Klodiana punonte në një kompani këpucësh dhe kamariere në një piceri në fundjavë. Autori i ngjarjes ishte murator edhe pse para pak kohësh kishte mbetur i papunë. Ata jetonin nën të njëjtën çati, por kishin ndërprerë lidhjen e tyre 6 vite më parë. Ngjarja erdhi për shkak të xhelozisë ku ish burri i kishte thënë se ajo i ka ditët të numëruara ". Megjithatë, në polic nuk ka asnjë ankesë apo denoncim nga Klodiana Vefa.
Pronari i picerisë ku punonte viktima tha: “Në 2 vitet e fundit ai ia kishte bërë të pamundur jetën dhe ajo donte të largohej nga ajo shtëpi”. Kryetari i bashkisë Castelfiorentino, Alessio Falorni, ka shpallur dy ditë zie qytetare. Ditën e djeshme në Bashki u zhvillua një homazh me pishtarë në kujtim të Klodianës.
Klodiana Vefa, 36-vjeçarja shqiptare u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të enjten e 28 shtatorit 2023.
Vrasja ndodhi në një rrugën ‘Galvani’. Kanë qenë disa rezidentë të zonës që njoftuan për vrasjen pasi dëgjuan të shtëna me armë. Mjekët e ndihmës së shpejtë nuk mund të bënin asgjë por vetëm të konfirmonin vdekjen e 35 vjeçares shqiptare.
Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj.