Transmetuar më 30-09-2023, 12:23

Policia e Shtetit ka nisur aksioni në kryeqytet për heqjen me karoatrec të të gjithë makinave të parkuara gabim.
Teksa diçka e tillë ishte e paralajmëruar edhe më herët, qëllimi i këtij aksioni është për të shmangur trafikun dhe kaosin në rrugët e Tiranës, por jo vetëm.
Masat që po zbatohen i bëri të ditura Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
Ministri Balla u shpreh se do ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim dhe më pas do të bllokohen.
Sot dhjetra makina janë marrë me karreotrec dhe janë bllokuar.