Transmetuar më 02-10-2023, 10:51

LUSHNJE- Babai i Laert Haxhiut ka thënë se ka komunikuar me djalin e tij dhe se ka thënë se nuk do t’i dorëzohet kurrë drejtësisë shqiptare, pasi asnjë nga akuzat që i është bërë nuk është e vërtetë.

Qamil Haxhiu gjithashtu ka mohuar se i biri njihet me të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani i cili rrëfeu dhe vrasjet e porositura nga Laerti.

Babai i të kërkuarit i ka bërë thirrje drejtësisë të nxjerrë faktet dhe provat nëqoftëse ka dhe t’i interpretojë ashtu si duhet pa interesa të tjera.