Transmetuar më 06-10-2023, 20:44

Një grup të rinjsh të gjithë të moshës 15-16 vjeç kanë ndërmarrë një nismë të veçantë.

Ata kërkojë që të ulet mosha e lejuar për drejtimin e makinës nga 18 vjeç (siç parashikon ligji shqiptar) në 15 vjeç.

Të rinjtë janë bërë bashkë dhe kanë marrë nismën për të hapur një peticion në change.org për mbledhjen e firmave.

Ata kërkojnë mbështetje për të bërë të mundur që të rishikohet ligji dhe t’u jepet e drejta ligjërisht të drejtojnë makinën që në moshën 15 vjeç.

“Dua të ndryshoj moshën legale të drejtimit të makinës në Shqipëri nga 18 në 15 vjeç, sepse shumica e 15 vjeçarëve që njoh duke përfshirë edhe veten tonë dinë të ngasin shumë mirë.

Ata mezi presin të mbushin 18 vjeç për të drejtuar një makinë legalisht por pse jo ligjërisht kur jemi 15 vjeç.

Kështu që kërkoj nga të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë”, shkruajnë ata.