Transmetuar më 09-11-2023, 13:23

Një nga kryeveprat e Pikasos është shitur në ankand me një shifër rekord për këtë vit.

Piktura e famshme me të cilën artisti spanjoll Pablo Pikaso zbuloi publikisht një lidhje dashurie me gruan e tij u shit për mbi 139 milionë dollarë (130 milionë euro) të mërkurën në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork.

Piktura e vitit 1932 "Femme à la montre" ("Gruaja me një orë") ishte një nga shumë veprat në shitje në një ankand të koleksionit të artit të filantropistes së ndjerë Emili Fisher Landau.

Në total, koleksioni i Fisher Launda pritet të shitet për rreth 400 milionë dollarë (374 milionë euro).Shitja rekord për vitin 2023 e bën "Femme à la montre" pikturën e dytë më të shtrenjtë të Pikasos për t’u shitur në ankand.

Në vitin 2015, piktura e vitit 1955 në vaj "Les femmes d’Alger (Version "O") ("Gratë e Algjerit") u shit për një total mahnitës prej 179.4 milionë dollarësh.

"Gruaja me një orë" ishte në qendër të një skandali në jetën e Pikasos pasi pasqyron portretin e të dashurës së artistit  e ulur në një karrige si fron në një sfond blu. Ora e dorës është një motiv që shihet edhe në veprat artistike të Picasos, të bëra nga gruaja e tij, balerina ruso-ukrainase Olga Khokhlova.

Walter ishte 17 vjeç kur ajo u takua me 45-vjeçarin Picasso në Paris dhe të dy më vonë hynë në një lidhje të fshehtë ndërsa ai ishte ende i martuar me Khokhlova. Walter u bë subjekt i tij për një numër veprash artistike, duke përfshirë pikturën e vitit 1932 ‘Femme nue couchée’, (‘Gruaja e shtrirë nudo’) e cila u shit për 67.5 milionë dollarë (63.2 milionë euro) në ankand në 2022.