Transmetuar më 10-11-2023, 16:22

NASA ka njoftuar se në më pak se 18 muaj unazat ikonike të Saturnit do të zhduken për pak kohë nga pamja.

Lëvizjet e ekuinoksit do të sjellin një ndryshim në mënyrën se si astronomët janë në gjendje të shohin Saturnin por unazat gradualisht do të bëhen përsëri të dukshme ndërsa planeti gjigant i gazit do të kthehet me pamje drejt Tokës. Shkencëtarët e NASA thanë se unazat e famshme do të zhduken në mënyrë efektive nga pamja e vëzhguesve të yjeve në Tokë, sepse Saturni do të shkojë në një ngjarje "ekuinoks".

Siç ilustrohet edhe në foton bashkangjitur artikullit, rrathët e gjigantit të gazit do të bashkohen në një vijë pothuajse të padukshme në gjysmën e parë të vitit 2025 ndërsa planeti anon në një krahë duke e bërë thuajse të pa evidentueshme pamjen e rrathëve.

Unazat ngadalë do të bëhen përsëri të dukshme ndërsa poli jugor i Saturnit do të drejtohet drejt planetit tonë me pamjen më të mirë që arrin kulmin në vitin 2032 kur gjigandi i gazit do të jetë në 27 gradë në raport me Tokën.

NASA thotë se ekuinoksi ndodh çdo 15 vjet për shkak të boshtit "të anuar" të rrotullimit të Saturnit.

Kujtojmë që unazat e Saturnit janë struktura të mëdha, që shtrihen deri në 43,500 deri në 87,000 milje (70,000 deri në 140,000 km).