Transmetuar më 24-11-2023, 12:43

BERAT- Mes artistëve të kinematografisë shqiptare, edhe Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit ka reaguar i prekur për humbjen e aktorit, Zef Deda. Ai ka treguar njohjen e tij të hershme me humoristin nga Shkodra, i cili u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare. Në një lidhje telefonike për News24, Cekja tha se në takimin e fundit kishte kujtuar shfaqjet e tyre që kishin luajtur bashkë.

“Me Zefin kam punuar. E kam pasur shok dhe mik. Është humbje e madhe për artin. Nuk kam fjalë, s’di ça të them më. Që nga vitit 73 që punoja me Zefin. Kujtuam ato që kemi luajtur bashkë. Kemi pasur hyrje-dalje. Aktor i mrekullueshëm, njeri i shkëlqyer”, tha ai.