Transmetuar më 09-12-2023, 23:26

Arbër Hajdari zbuloi ekskluzivisht për “Më Lër të Flas” se do të bëhet babai i një vajze shumë shpejt.

Romeo Veshaj: Ti Arbër kur do ta bësh një fëmijë? Se kemi një lajme ekskluziv më duket.

Arbër Hajdari: E keni informacion juve?

Romeo Veshaj: Po e kemi…

Arbër Hajdari: Po, do bëhem baba shumë shpejt.

Romeo Veshaj: Këto festa do të të gjejnë ndryshe Arbër.

Arbër Hajdari: Këto festa do të më presin ndryshe. Në momentin që bëhesh prind shumë gjëra ndryshojnë tek njeriu. Sidomos në momentin që sjell në jetë një fëmijë rritet përgjegjësia në mënyrën e të menduarit.

Romeo Veshaj: A ka nisur të ndryshojë tek ti, tani që do të bëhesh baba, mënyra e të menduarit?

Arbër Hajdari: Ka nisur që prej dy-tre muajsh të ndryshojë mënyra e të menduarit. Prioritetet deri diku kanë nisur të lëvizin.

Romeo Veshaj: Do të bëshesh babi i një vajze apo djali?

Arbër Hajdari: Zoti mi pranoi lutjet që bëra, doja të bëhesha babi i një vajze, dhe do të bëhem me vajzë.