Transmetuar më 22-12-2023, 14:13

Sipas marrëveshjes, e cila është paraprake dhe ende duhet të ratifikohet zyrtarisht nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, vendet e vijës së parë në Evropën Jugore do të vendosin një procedurë më të rreptë azili në kufijtë e tyre jashtë BE-së….

Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje historike, pas vitesh negociatash dhe ngërçesh, për imigracionin. Kjo marrëveshje pritet të ndryshojë ndjeshëm mënyrën e menaxhimit të azilkërkuesve dhe shpërndarjen e tyre në të gjithë Bashkimin.

Negociatat përfundimtare mes Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit për Paktin për Migracionin dhe Azilin kanë zgjatur prej shumë kohësh, për të arritur një mënyrë për të menaxhuar procesin e azilit të BE-së pas vitesh përpjekjesh dhe rregullash të dështuara, të cilat kishin për qëllim balancimin e shqetësimeve të Shteteve Anëtare "të vijës së parë" si Greqia dhe Italia dhe ato shtete anëtare që protestonin për ardhjen e migrantëve të parregullt.

Marrëveshja paraprake tani do të përkthehet në tekste ligjore të ndryshuara, të cilat fillimisht duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe më pas nga Këshilli. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë ekstreme të çështjes, kërkesat e minutës së fundit nga qeveritë nuk duhet të përjashtohen.

Megjithatë, miratimi në Këshill do të bëhet me shumicë të cilësuar, që do të thotë se shtetet anëtare individuale nuk do të jenë në gjendje të ushtrojnë një ‘veto’. Cikli duhet të përfundojë përpara zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian, të planifikuara për në fillim të qershor.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e quajti marrëveshjen si historike. Negociatorët nga Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni punuan gjatë gjithë natës për të rënë dakord mbi rregullimin e procedurave të azilit të BE-së. Marrëveshja u realizua pas vitesh përpjekjesh të dështuara, me rregullore që synojnë të balancojnë shqetësimet e të dy vendeve kufitare që duan ndihmë në trajtimin e azilkërkuesve dhe vendeve të brendshme që argumentojnë se shumë emigrantë po mbërrijnë në një vend të BE-së dhe më pas kalojnë në të tjerët.

Sipas marrëveshjes, e cila është paraprake dhe ende duhet të ratifikohet zyrtarisht nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, vendet e vijës së parë në Evropën Jugore do të vendosin një procedurë më të rreptë azili në kufijtë e tyre jashtë BE-së dhe do të kenë më shumë fuqi për të larguar azilkërkuesit e refuzuar. Vendeve më tej në brendësi do t’u jepet një zgjedhje nëse do të pranojnë një numër të caktuar migrantësh ose do të paguajnë në një fond të përbashkët të BE-së.

Komisionerja e Çështjeve të Brendshme Ylva Johansson paralajmëroi se masat e përfshira në marrëveshje nuk do të zbatoheshin menjëherë, veçanërisht sepse vendet anëtare duhet të transpozojnë disa nga dispozitat në legjislacionin kombëtar.

Parlamenti Evropian ende duhet të votojë për marrëveshjen në seancën plenare, e cila duhet të mbahet pranverën e ardhshme.

Agjencia kufitare e BE-së Frontex tha këtë muaj se ka pasur më shumë emigrantë të paligjshëm në bllok deri më tani këtë vit që nga viti 2015. Mbi një milion emigrantë dhe refugjatë mbërritën në kufijtë e BE-së, shumë prej të cilëve u larguan nga luftërat në Siri, Irak dhe Afganistan. Në vitin 2022, gati një milion njerëz aplikuan për azil në Evropë.

Lajm i lumtur për disa, por tragjedi për të tjerët

Ndërsa zyrtarët e BE-së festuan marrëveshjen për paktin e migracionit të paraqitur për herë të parë nga Komisioni në vitin 2020, organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet e avokimit të emigrantëve kanë paralajmëruar për implikimet e marrëveshjes për migrantët dhe azilkërkuesit që arrijnë kufijtë e Evropës.

“BE-ja humbi mundësinë për të rënë dakord më në fund për ndarje më të mirë të përgjegjësive dhe rregulla solidariteti. Në vend të kësaj, ata ranë dakord për më shumë paraburgim, duke përfshirë fëmijët dhe familjet në qendra të ngjashme me burgun. Ata gjithashtu kanë përplasur derën për ata që kërkojnë azil me procedura nën standarde, dëbim të shpejtë dhe kanë luajtur kumar me jetët e njerëzve. Është një shkelje e rrezikshme e parimeve kyçe të të drejtave të njeriut dhe ligjit të refugjatëve”, tha Stephanie Pope, eksperte e migracionit të Oxfam në BE.

Më shumë se 50 organizata jofitimprurëse paralajmëruan në një letër të hapur se pakti i migracionit do t’i lejojë vendet të ndalojnë në mënyrë arbitrare fëmijët, të largojnë emigrantët në ato që marrëveshja i quajti vendet e treta të sigurta dhe të rrisë racizmin.

“Kjo është katastrofike për njerëzit që ikin nga lufta dhe dhuna. Me reformën e azilit, Bashkimi Evropian po fokusohet në kampet e paraburgimit, gardhe dhe deportime drejt vendeve të treta të pasigurta. Ky është një kompromis në kurriz të të drejtave të njeriut”, tha Felix Braunsdorf, ekspert për refugjatët dhe migracionin në Médecins Sans Frontières.

Një përgjigje evropiane ndaj të djathtës ekstreme

Marrëveshja vjen vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të BE-së, me sondazhet që tregojnë një rritje të mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë, anti-imigracioni në vende si Gjermania dhe Holanda.

Metsola ka thënë për muaj të tërë se arritja e një marrëveshjeje për migracionin është thelbësore për të shmangur populizmin e krahut të djathtë.

“Një marrëveshje për këtë paketë para fundit të vitit do të nënkuptojë një fitore vendimtare për qendrën konstruktive pro-evropiane përpara fillimit të vitit të zgjedhjeve evropiane”, u tha ajo udhëheqësve të BE javën e kaluar.

“Lajm i madh! Ne ja dolëm, kemi arritur një marrëveshje për të gjithë paktin e migrimit dhe azilit”, tha Johansson në rrjetet sociale. Pakti i migracionit lejon mbrojtje më të mirë të kufijve tanë të jashtëm, më shumë solidaritet, më shumë mbrojtje të të cenuarve dhe azilkërkuesve. Kjo do të thotë që evropianët do të vendosin se kush vjen në BE dhe kush mund të qëndrojë, jo kontrabandistët. Do të thotë të mbrosh ata në nevojë”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

"Kjo marrëveshje do të na japë më shumë kontroll mbi migracionin, për shembull përmes procedurave më të mira dhe më të shpejta të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së", tha kryeministri holandez Mark Rutte

“Rregullat e reja do të na lejojnë të rimarrim kontrollin mbi kufijtë tanë të jashtëm dhe të ulim presionin e migracionit drejt BE-së. Ne kemi ka qenë një forcë konstruktive dhe unifikuese gjatë gjithë negociatave”, tha ligjvënësi suedez i qendrës së djathtë Tomas Tobé. /Politico