Transmetuar më 26-01-2024, 20:30

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Heidi dhe Fationi së fundmi janë parë tepër të afërt me njëri-tjetrin. Si pasojë e kësaj marrëdhënie, duket se Fationi ka bërë një skenë xhelozie ndaj Heidit.

Kam parë shumë shikime të tjera që mua nuk më kanë pëlqyer. Natyra ime e kam që kur i jap sinjale një personi nuk i jap një të dyti apo të treti. Kështu e pres dhe unë. Ti je shumë vajzë e mirë. Të shikoj një mashkull sinjale me njerëz të tjerë nuk i vjen mirë. Ti ke marrë sinjal të qartë që unë të kam dhënë rëndësi dhe të kam respektuar. Unë luaj me një portë, ti mund të luash me tre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd