Transmetuar më 10-02-2024, 23:31

Largimi i Olsit Bylykut nga shtëpia e Big Brother VIP u komentua shumë. Edhe vetë aktori u habit për largimin e tij. Madje ai vendosi të hiqte nga Instagrami produksionin, duke përfshirë këtu Ledionin, Sarën, por edhe faqen zyrtare të BBV. Olsi vendosi mos të paraqitej as në “Fan Club” duke mos i dhënë asnjë sqarim produksionit.

Sot ai ka bërë postimin e parë pas daljes që duket thumbues. “Pilo është konfidencial”, ka shkruar Olsi.

Spektaklin e kaluar Ledioni vendosi ta mbyllë me shprehjen “Kolonjar festen mënjanë, Pilon gjetën, Pilon vranë”, ndërsa Olsi vendosi që në përshkrimin e fotos të përmendë pikërisht Pilon.

Mos ndoshta Olsi, duke e vënë veten në vend të ‘Pilos’ (që produksioni atë gjeti e atë ‘vrau’), do të na lërë të kuptojmë se ai qëndroi konfidencial dhe vendosi që gjërat e tij t’i mbante sekret, ndryshe nga ç’priste produksioni?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd