Transmetuar më 15-02-2024, 20:08

ISLANDË- Fotot spektakolare kanë kapur Dritat Veriore në qiell mbi Islandë. Fotot e fenomenit të marra mbrëmë tregojnë fletët e dritës jeshile që kërcejnë në qiell.

“Mund të jetë nata më e mirë e vitit 2024,” postoi një person në X.

Spektakli i njohur edhe si ‘Aurora Borealis’, mund të shihet shpesh në vende të tilla si Islanda dhe Norvegjia. Shfaqja mahnitëse është shkaktuar nga grimcat e diellit të bartura nga erërat diellore që ndërveprojnë me atmosferën e Tokës pasi janë kanalizuar në rajonet polare nga fusha magnetike e planetit.

Sipas Observatorit Mbretëror Greenwich, gazra të ndryshëm japin efekte të ndryshme, me ngjyrën e gjelbër në aurora një karakteristikë e grimcave diellore që ndërveprojnë me oksigjenin, ndërsa nuancat lejla, blu ose rozë shkaktohen nga azoti. Një e kuqe e thellë ndonjëherë mund të shihet si rezultat i grimcave diellore që ndërveprojnë me oksigjenin në lartësi shumë të larta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd