Transmetuar më 16-02-2024, 23:02

Aleksandër Vuçiç, reagoi ndaj deklaratës së kryeministri Edi Rama se i cili deklaroi se ‘çdo sulm ndaj Kosovës është dhe sulm ndaj Shqipërisë’, duke thënë se ajo ishte “rrëqethëse”.

Presidenti i Serbisë, nënvizoi më tej se ushtria serbe nuk do të sulmojë askënd.

“Dëgjuam nga një shtet fqinj se nëse dikush do ta sulmonte Kosovën, edhe pse nuk e di kush do ta bënte këtë, Shqipëria nuk do ta lejonte. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, u dëgjua vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë ishte sa u bë e pakëndshme”, nënvizoi Vuçiç.

Më tej pretendoi se ‘nëse do të kishte reaguar me kërcënim do ta kishin mallkuar dhe ofenduar nga e gjithë bota’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd