Transmetuar më 19-02-2024, 12:06

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Melburn të Australisë, ku policia zbuloi se një grua kishte bashkëjetuar për 5 vjet me kufomën e vëllait të saj.

Gruaja, në të 70-at e saj, jetonte me kufomën në banesën e saj, në rrugën Russell në Newtown, një lagje e konsideruar mjaft luksoze. Fqinjët ishin ankuar prej kohësh se shtëpia ishte gjithmonë e pisët dhe se prej saj vinte një aromë e rëndë.

Pasi policia ndërhyri, ata e gjetën shtëpinë plot plehra, insekte si dhe minj të ngordhur. Ndërkohë, kufoma ndodhej e shtrirë në shtratin e dhomës së gjumit, në gjendje të kompozuar. Sipas autoriteteve, dyshohet se gruaja flinte krah kufomës për gjithë kohën që e ka mbajtur aty.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd