Transmetuar më 28-02-2024, 08:43

MEKSIKË- Vullkani Popocatepetl në Meksikë ka shpërthyerditën e djeshme duke shkuar në një lartësi prej 2000 metrash. Për shkak të shpëthimit të vullkanit janë anuluar më shumë se njëzet fluturime në aeroportin e kryeqytetit të Meksikës.

"Njëzet e dy fluturime të linjave ajrore të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare u anuluan për shkak të kontrolleve të sigurisë në avionët që ndeshën me hi gjatë fluturimit," shpjegoi Aeroporti Ndërkombëtar Benito Juarez (AICM) i Meksikos City.

Operatori i aeroportit siguroi se nuk është parë e nevojshme të pezullohet funksionimi i tij deri më tani, megjithatë, ai vazhdon të monitorojë nga afër drejtimin e hirit, i cili aktualisht po lëviz drejt Gjirit të Meksikës (në lindje).

Autoritetet federale mbajtën të martën nivelin e alarmit në "të verdhë", dy shkallë nën rrezikun maksimal, por paralajmëruan rënien e hirit në tre shtetet në pjesën qendrore të vendit që rrethojnë kraterin: Morelos, Puebla dhe shtetin e Meksikës. Aktiviteti më i fundit shpërthyes vullkanik në Popocatepetl u regjistrua në maj 2023. Kryeqyteti meksikan është i rrethuar nga një varg malor, i cili redukton mundësitë përsa i përket rrugëve ajrore. Në 24 orët e mëparshme, vullkani regjistroi 77 shpërthime, dridhje me një kohëzgjatje totale prej 952 minutash dhe një tërmet, tha një raport i mbrojtjes civile pasditen e djeshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd