Transmetuar më 28-02-2024, 23:33

TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vijuar qëndrimin e tij në Tiranë pasi ditën e nesërme do të jetë pjesë e Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës. Siç mund të dallohet nga fotografia, ai ka kaluar darkën me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama dhe me komisionerin për zgjerim Oliver Varhelyi në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Në përshkrimin e fotos Vuçiç ka treguar arsyen e mbledhjes, duke vënë theksin tek heqja e barrierave dhe progresi drejt tregut të përbashkët.

Përshkrimi i plotë:

“Jemi mbledhur për të diskutuar çështjet që janë të një rëndësie jetike për Ballkanin Perëndimor. Lidhja e ekonomive, heqja e barriera dhe progresi drejt një tregu të përbashkët janë qëllime të mëdha që çojnë në zhvillimin thelbësor për vendin tonë, rajonin dhe për një të ardhme të mirë për të gjithë qytetarët tanë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd