Transmetuar më 04-03-2024, 08:19

Aktorja britanike Elizabeth Hurley shokoi audiencën në një skenë të sikletshme seksi të parë në trailerin e debutimit regjisorial të djalit të saj Damian.

Filmi “Strictly Confidential” tregon aktoren, 58 vjeçe, e dashuruar me një grua tjetër në skenat e xhiruara dhe drejtuara nga djali i saj.

Elizabeth Hurley u bë e famshme për publikun shqiptar me serialin The Royals që paraqet një shikim krejt tjetër të monarkisë britanike dhe të pathënave të saj.

Drama misterioze tek Strictly Confidential ndjek Mia, të luajtur nga Georgia Locke, teksa ajo tërhiqet në "një botë seksi, dyfytyrësie dhe tradhtie" ndërsa përpiqet të zbulojë misterin rreth vetëvrasjes së shoqes së saj më të mirë Rebecca, raporton noa.al duke cituar Daily Mail.

Traileri tregon Mia duke u kthyer në ishullin ekzotik të Karaibeve, ku vdiq Rebekah, dhe ndërsa rindez pasionet e vjetra, ajo zotohet të zbulojë të vërtetën për vdekjen e shoqes së saj.

Duke folur për People, Damian zbuloi se nëna e tij Elizabeth kishte premtuar se do të luante në filmin e tij të parë vite më parë.

Ajo e përmbushi premtimin e saj, por askush nuk e priste që ajo të merrte pjesë në skena të tilla eksplicite.

Shihni edhe trailerin e filmit që tronditi publikun:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd