Transmetuar më 11-03-2024, 08:42

SHBA- Ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar mbrëmjen e djeshme ka dhuruar emocione të forta ndërsa kanë spikatur disa momente ndër të cilat ëedhe paraqitja e John Cena-s. Aktori u shfaq i zhveshur në skenën e Dolby Theatre për të dorëzuar çmimin për kostumet më të mira.

Megjithatë më vonë u zbulua se John Cena nuk ishte totalisht lakuriq në Oscars. Fotot e publikuara nga prapaskenat tregojnë se ajo kishte veshur të brendshme "speciale" të cilat bënin që Cena të dukej lakuriq.

Paraqitja e tij tronditi të pranishmit dhe miliona shikues që e ndoqën drejtpërdrejt ceremoninë. Fillimisht, ish superylli dhe mundësi i WWE u shfaq i turpshëm në skenë ndërsa ai po diskutonte me prezantuesin Jimmy Kimmel duke i thënë se kishtë ndryshuar mendim. Më në fund Cena u bind dhe doli në skenë me kartën e nominimit si mbulesa e vetme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd