Transmetuar më 11-03-2024, 14:49

FRANCË- Stuhia e cila ka përfshirë Francën juglindore ka sjellë vdekjen e 4 personave si dhe përmbyjen e disa zonave. Ndërsa në Spanjë nuk dihet fati i tre personave që u përfshinë nga dallgët.

Në periferi të fshatit Dion në Francën juglindore u gjet trupi i një burri, siç njoftoi departamenti i departamentit të Gard. Fati i tre personave të tjerë babai dhe dy fëmijët e tij është ende i panjohur. Nëna, 40 vjeçe, u shpëtua para se mjeti me të cilin po udhëtonte të përmbytej nga lumi i tejmbushur.

Stuhia Monica u shoqërua në fundjavë me erëra të forta dhe reshje të konsiderueshme shiu në vendet evropiane. Në Spanjë tre persona janë përfshirë nga dallgët dhe nuk dihet fati i tyre, njoftuan sot autoritetet, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tyre. Autoritetet kishin lëshuar një paralajmërim atë ditë për shkak të motit të keq që mbizotëronte për shkak të stuhisë Monica, me valë që arrinin lartësinë 2.5 metra.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd