Transmetuar më 12-03-2024, 07:27

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit, do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Në zonat veriperëndimore shirat do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të dobësojnë ndjeshëm reshjet në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura minimale deri në 17°C temperatura maksimale ne rang vendi.

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës paraqitet përgjatë gjithë 24 orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu.

Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës.

Edhe gjatë natës moti do të jetë i paqëndrueshëm. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë C vlera më e ulët deri në 12 gradë C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të paraqitet mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd