Transmetuar më 26-03-2024, 15:37

Këtë të diel më 31 mars 2024 bëhet sërish ndryshimi i orës. Ora do të shkojë 60 minuta para dhe ora 02.00 do të bëhet 03.00

Normalisht, këtë natë të 30 marsit duke gdhirë data 31, të gjithë do të flenë një orë më pak, por mos u shqetësoni pasi përfitimet për shëndetin do të jenë të shumta.

Ja cilat janë disa prej tyre…

Zgjatet dita

Çdokujt do të ketë mundësinë të shijojë më shumë dritën e diellit, gjë e cila iu kthen buzëqeshjen njerëzve, në pjesën më të madhe të rasteve.

Drita e diellit i mbush njerëzit me energji, nxit dëshirën për të dalë në ambiente të hapura dhe njëkohësisht, në pranverë, ndihmon që mushkëritë të mbushen me ajër të pastër.

Si të rregulloni orën biologjike dhe ta përshtasni me atë kronologjike (të ambientit)

Mundohuni që veprimet e përditshme t’i kryeni në mënyrë të ngadaltë dhe merrni të gjithë kohën që ju duhet për të përfunduar një punë. Mundohuni të qetësoheni disa herë gjatë ditës.

Dëgjoni trupin

Jeni pjesë e atij grupi njerëzish që jeni përherë në nxitim dhe nuk arrini kurrë të qetësoheni e të merrni frymë?

Përfitoni nga ndërrimi i orës për të larguar këto zakone të këqija dhe bëni me qetësi ato gjëra që i keni prioritet.

Trupi juaj ka nevojë për këtë ndryshim që do të pësojë, me ndërrimin e orës.

Zbardh më shpejt

Në ndryshim me orën e vjetër, kur nëse ju duhet të zgjoheni herët shikoni që jashtë është ende errësirë, me orën e re, edhe nëse zgjimi juaj bëhet në orën 5:00 të mëngjesit, jashtë ka dritë dhe rrezet e diellit motivojnë këdo për të nisur një ditë në mënyrë të mbarë.

Kurseni energji

Edhe nëse ju duket si një budallallëk apo diçka e pavërtetë, duke u zgjatur dita, ju mund të qëndroni më shumë kohë jashtë shtëpisë dhe në këtë mënyrë, kurseni energjinë elektrike.

Është e thjeshtë: errësohet më vonë, dritat në shtëpi ndizen më vonë! /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd