Transmetuar më 16-03-2024, 13:46

SHBA- Modelja dhe aktorja e njohur Cara Delevingne është e tejet zemërthyer nga zjarri i tmerrshëm që shkatërroi rezidencën e saj prej 7 milionë dollarësh në Los Anxhelos, herët në mëngjesin e së premtes. Një zyrtar i informacionit publik për Departamentin e Zjarrfikësve të Los Anxhelosit tha se ata morën një telefonatë rreth orës 3:57 të mëngjesit, pas së cilës u zbulua një zjarr i rëndë.

"Ajo është e shkatërruar" i tha nëna e saj, Pandora Delevingne, një fotografi në një video të siguruar nga TMZ.

“Ajo kishte gjithçka në shtëpinë e saj. Gjithë jetën e saj” vazhdoi Pandora ndërsa ajo dhe bashkëshorti i saj, Charles, qëndruan në radhë për të parë Carën të performonte në “Cabaret” në Teatrin Playhouse të Londrës.

Sipas zjarrfikësve zjarri filloi pranë pjesës së pasme të pronës duke shkaktuar shembjen e çatisë së të gjithë shtëpisë. Zjarri vazhdoi për më shumë se dy orë, ku u deshën 94 zjarrfikës për ta shuar atë. Ndërsa një shkak zyrtar për flakët nuk është bërë i ditur, thuhet se nuk kishte asnjë shenjë të një aktiviteti kriminal deri më tani. Cara foli për zjarrin shkatërrues në Instagram Story.

“Zemra ime është thyer sot… nuk mund ta besoj”, ka shkruar ajo. “Jeta mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Pra, vlerëso atë që ke.”

Ajo shkaktoi alarmin duke ndarë mesazhin mbi një foto të dy maceve të saj, por më vonë sqaroi se ato ishin të sigurta.

“Ato janë gjallë!!” ka shkruar ajo në një tjetër foto të dy maceve. “Faleminderit zjarrfikësve.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd