Transmetuar më 20-03-2024, 08:32

JAPONIA- Shtatë persona janë zhdukur pasi një cisternë me flamur të Koresë së Jugut, me një ekuipazh prej 11 personash, u mbyt në brigjet e Japonisë. Mediat e huaja raportojnë se nga ky ekuipazh u shpëtuan 4 marinarë. Ekuipazhi informoi rojet bregdetare japoneze se anija po përmbysej dhe ata kërkuan ndihmë pranë ishullit Mutsure, në brigjet jugperëndimore të Japonisë.

Pamjet e transmetuara tregojnë cisternëne e kuqe, një varkë shpëtimi dhe një anije të rojes bregdetare japoneze, si dhe një helikopter që fluturon mbi zonë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd