Transmetuar më 25-03-2024, 12:34

SHBA- Nala është macja më e pasur në botë me një vlerë neto marramendëse prej 84 milionë paund dhe fiton 12,000 paund për çdo postim në Instagram. Nala nuk ka qenë gjithnjë kaq e pasur dhe e njohur pasi ajo e filloi jetën e saj në një strehë kafshësh.

Pronarja e Nala-s, Pookie, ra në dashuri me të në shikim të parë teksa vizitonte qendrën e shpëtimit në Los Angeles. Macja e adhurueshme jo vetëm që është mega e pasur, por është edhe e famshme dhe krenohet me më shumë se katër milionë ndjekës besnikë në Instagram.

Duke folur në ‘This Morning’ Pookie, emri i vërtetë i të ciliës është Varisiri Mathachittiphan, shpjegoi se në vitin 2012 ajo vendosi të fillonte të ndante aventurat e tyre në Instagram.

Ajo tha: Unë mendoj se ajo ishte macja e parë në internet që pozoi si vetvetja, sikur të ishte ajo që flet dhe mendoj se kjo është një nga arsyet që njerëzit e pëlqyen atë, ajo krijoi personalitetin e saj dhe ajo është thjesht shumë e lezetshme.

Nala gjithashtu mban Rekordin Botëror të Guinness për macen më të ndjekur në Instagram dhe fitoi TikToker-en e vitit, duke lënë pas katër njerëz. Dhe jo vetëm që Nala e ndihmoi Pookie-n të ndiqte ëndrrat e saj, por ajo gjithashtu e ndihmoi atë të gjente dashurinë. Pookie përdor llogarinë e Nala-s për të përhapur ndërgjegjësimin për mirëqenien e kafshëve dhe për të mbledhur para për bamirësi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd