Transmetuar më 25-03-2024, 20:10

Emil Forsberg është një nga titullarët e kombëtares së Suedisë, që po luan në ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë.

Por nëse në fushë ka lumturi për 32-vjeçarin, jashtë fushës së lojës nuk ka një gjë të tillë, pasi bashkëshortja e tij, Shanga, ka shpallur sot divorcin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Me sa duket, transferimi i tij te Nju Jork RedBulls në MLS, ka sjellë këtë krisje në familjen e mesfushorit suedez.

“Rrugët tona do të ndahen. Fjalë të cilat nuk mendoja se do t’i thosha pas dy fëmijëve dhe 19 viteve bashkë. Argumenti im më i madh janë fëmijët dhe po, edhe ata duan të dinë sa vlejnë ashtu si unë. Neglizhenca nuk është dashuri. Ne lexonim dhe shihnim në gazeta që po bëjë mirë dhe po i gëzoheshe çdo momenti, gjithashtu kishe edhe plane për të ardhmen. Ne nuk dinim asgjë. Reporterët nuk kishin si ta dinin që ti po flisje më shumë me ta se sa me familjen tënde në javët e fundit. Shpresoj që të mos të mbetet peng që jeta jote e re në Nju Jork, ia vlente për divorcin si dhe mënyrën se si trajtove fëmijët e tu dhe nënën e tyre”-, shkruan ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd