Transmetuar më 26-03-2024, 07:35

Pritet rënie e vlerave barike në territorin shqiptar, për pasojë orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu e dëbore. Më të theksuara reshjet do të jenën në zonat veriore dhe verilindore të vendin.

Ndërkohë parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të mbrëmjes kur do të ketë edhe rikthim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira dhe reshje dëbore zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë qëndrojnë konstante në vlerat minimale por rriten maksimalet në qendër dhe jug duke luhatur vlerat ditore nga 1 °C vlera minimale deri në 20°C vlera më e lartë në e cila do të shënohet në Jug të vendit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi permanent verior për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke kushtëzuar mot të vranët në të gjithë territorin e saj, ku herë pas here priten reshje të pakta shiu e dëbore në zona të thella malore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që i gjithë territori i Kosovës të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga minimalja -2°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Veri – Veriperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd