Transmetuar më 27-03-2024, 09:09

Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në orët e para të ditës, moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Në orët e mesditës reshjet do të jenë të dobta dhe lokale kryesisht në relievet malore.

Në orët e vona të mbrëmjes përsëri reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve lokale.

Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje intensive me shpejtësi 4-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 14-24m/sek.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd