Transmetuar më 27-03-2024, 12:52

Ajri i nxehtë Afrikan ka avancuar drejt Evropës juglindore duke sjellë sot temperatura të larta në territorin e Shqipërisë, mbi normën e muajit, deri në 30 gradë Celsius.

Në këtë pjesë të parë të ditës, moti karakterizohet nga diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale dhe maksimale në zonat malore janë 8/22°Cz në vendet e ulëta 12/28°C dhe në zonat bregdetare 13/30°C

Edhe në Kosovë moti sot paraqitet o paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat regjistrojnë vlera nga 5°C –7°C në mëngjes deri në 14°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.

Pikërisht këto temperatura pritet të jenë nesër në Shqipëri, duke shënuar kështu një ulje drastike të enjten e nesërme krahasuar me të mërkurën e sotme, raporton noa.al.

Shërbimi Metereologjik Ushtarak thotë se ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht për pjesën e parë të ditës.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit nga orët e para të 24 orëshit deri në orët e para të ditës.

Më pas reshjet do të lokalizohen me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit dhe pas orëve të mesditës do të kemi ndërprerje te tyre.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 4 deri 15°C në zonat e ulëta 8 deri 21°C në zonat bregdetare 11 deri 20°C

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd