Transmetuar më 27-03-2024, 13:12

Ndërron jetë gruaja që mbeti e plagosur mbrëmë në Prishtinë

Ka ndërruar jetë gruaja që mbeti e plagosur mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar shef i Klinikës së Intensivës në QKUK, Shaqir Uka.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.

Rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku është ekzekutuar 30–vjeçari Egzon Haziri.

Haziri u nis me urgjencë për në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autorët e dyshuar janë vëllezërit, Naim Berisha 39-vjeç dhe Ahmet Berisha 29-vjeç.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd