Transmetuar më 28-03-2024, 08:00

Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të gjitha të rejat që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral.

Çdo ditë astrologu i dashur italian publikon vëzhgime astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut, përkthim i noa.al nga transmetimi radiofonik.

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox dot do të keni Diellin dhe Mërkurin në shenjën tuaj dhe ato yshtin një forcë të madhe. Përdoreni atë në maksimum për t’u kthyer në formë, në funksion të muajve të ardhshëm që do të jenë shumë stimulues. Disa të lindur të shenjës Dashi do të luftojnë me një sëmundje të vogël fizike që është për t’u zgjidhur, dikush tjetër me disa dyshime për dashurinë.

Demi: Sot Hëna do të jetë ende në opozitë: do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm, të mos pranoni provokimet e të tjerëve. E diela do të jetë dita ideale për t’u deklaruar para një personi apo për të sqaruar nëse ka pasur ndonjë keqkuptim. Periudhë interesante në nivel marrëdhëniesh: mund të krijoni miqësi të reja të qëndrueshme. Jupiteri në shenjën tuaj do të vazhdojë t’ju inkurajojë që të përballoni ndryshimet me guxim.

Binjakët: Këtë të enjte 28, yjet do t’ju inkurajojnë të sprovoni dashurinë dhe ndjenjat tuaja ndaj njëri-tjetrit. Nëse kohët e fundit keni takuar dikë, mund të kuptoni se nuk është personi i duhur. Çiftet në lidhje afatgjata do të kenë vështirësi me problemet financiare dhe llogaritë për të zgjidhur. Lajme të rëndësishme në punë duke nisur nga qershori.

Gaforrja: Megjithë emocionalitetin tuaj të thellë dhe të luhatshëm, në frontin profesional kanë filluar të shfaqen mundësi të reja interesante. Disa madje mund të presin sukses, një njohje të rëndësishme dhe një negociatë që do të marrë formë rreth prillit. Jeta juaj e dashurisë gjithashtu do të fillojë të zgjohet.

Luani: Më mirë të qëndroni larg stresit për 24 orët e ardhshme: Hëna në disonancë mund të dyfishojë lodhjen. Në vend të kësaj, përdorini këto ditë për të filluar të mendoni se çfarë mund të bëni nga qershori e tutje, kur Jupiteri të bëhet sërish aktiv. Në dashuri do të ketë nga ata që mund të vendosin të mbyllin një kapitull. Por edhe të tjerë që megjithatë mund të përjetojnë një rikthim të papritur.

Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot mund të ndjeni pak ankth nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm ose të zgjidhni një problem praktik. Megjithatë, sepse duke filluar nga e enjtja e sotme yjet do t’ju ndihmojnë të gjeni një zgjidhje konkrete dhe efektive.

Peshorja: Dikush ka nisur tashmë një projekt të ri ose ka ndryshuar rol, kompani, dikush tjetër do të duhet të përballet me ndryshime rrënjësore nga qershori e në vazhdim. Gjysma e dytë e vitit 2024 do të sjellë zgjedhje të reja, lajme të rëndësishme që fillimisht mund të shkaktojnë njëfarë sikleti. Në dashuri do të ishte më mirë të bënit ende kujdes maksimal.

Akrepi: Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë një ndihmë të madhe për t’u rikuperuar, veçanërisht nëse ditët e fundit keni pasur një sëmundje fizike ose ndonjë vështirësi me partnerin/en. Tani e tutje do të duhet të përpiqeni të çliroheni plotësisht nga emocionet dhe mendimet negative për të shfrytëzuar sa më shumë kalimin e favorshëm të Venusit.

Shigjetari: Diçka mund të ndryshojë në punë këto ditë. Ajo që ka rëndësi do të jetë të bëni zgjedhje deri në fund të majit dhe të mos i zvarritni ato për në gjysmën e dytë të vitit. Miqësitë romantike të sapoformuara dhe historitë e reja romantike mund të rriten deri në verën e ardhshme.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, sot Jupiteri dhe Saturni në aspekte të favorshme do të jenë një shtysë edhe më vendimtare për ndryshim. Para jush do të hapen horizonte të reja dhe skenarë të papritur: është normale, por në fillim do të ndiheni pak të frikësuar dhe të pasigurt. Disa përgjigje ose lajme që prisni mund të vijnë pak me vonesë.

Ujori: Është në rregull të ndiheni gjithmonë të rinj, edhe në moshë të shtyrë, por nuk duhet ta teproni. Herë pas here edhe ju keni nevojë për një pushim të vogël rigjenerues. Për më tepër, Hëna në aspektin e kundërt mund të përforcojë një ndjenjë lodhjeje, një nervozizëm të rrezikshëm që duhet mbajtur larg. Në prill do të jetë e mundur një rikuperim i vërtetë.

Peshqit: Sot do të jetë Venusi në shenjën tuaj për të nxitur tek ju dëshirën për të dashuruar, për të përjetuar emocione të veçanta. Histori të reja do të lindin nën një yll me fat. Do të jetë një ditë e vlefshme për të adresuar një diskutim apo sqarim të rëndësishëm, por kujdes nga polemika boshe. Në planin e punës do të duhet të përpiqeni të kuptoni se cilin drejtim të merrni deri në fund të majit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd