Transmetuar më 28-03-2024, 08:20

Të paktën katër persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në disa zona në Rockford, Illinois, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane shkruajnë se viktimat e moshave 15 deri në 63 vjeç, u sulmuan me thikë nga një 22-vjeçar. Ky i fundit është vënë në pranga dhe po mbahet në paraburgim policor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme (27 mars) dhe ka tronditur të gjithë banorët e zonës.

Bëhet e ditur se shtatë të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin trajtim mjekësor për plagosje të rënda të shkaktuara si pasojë e goditjeve me thikë.

“Ne kemi skena të shumta në këtë pikë, dhe ne ende po punojmë për të njoftuar familjet”, tha Redd, shefi i policisë së Rockford, në një konferencë shtypi të mërkurën.

Një prej të plagosurve, një grua e re arriti të shpëtonte nga agresori 22-vjeçar por mori plagë të shumta në trup dhe fytyrë dhe aktualisht është e intubuar.

Ende nuk ka një motiv të qartë lidhur me çfarë e shtyu të riun të kryente masakrën e tmerrshme, por dyshohet deri më tani se 22-vjeçari është autori i vetëm i sulmit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd