Transmetuar më 28-03-2024, 10:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin gjermano-zviceran, ku një 19-vjeçar ka vrarë me thikë vëllain dhe prindërit e tij, si dhe plagosi rëndë motrën.

Krim makabër ka ndodhur në Hohentengen në kufirin gjermano-zviceran.

19-vjeçari ka vrarë me thikë prindërit e tij 58 dhe 61-vjeç, më pas vëllain e tij 34-vjeçar.

Motra është plagosur rëndë por jeta e saj nuk është në rrezik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ka njoftuar të mërkurën policia dhe prokuroria e shtetit.

I dyshuari është arrestuar. Sipas policisë, në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd