Transmetuar më 28-03-2024, 12:02

Tek Interi ka nisur numërimi mbrapsht drejt titullit të 20-të kampion, me ëndrrën e yllit të dytë për ta siguruar matematikisht në derbin e planifikuar të hënën e 22 prillit.

Hipotezë të cilën Davide Calabria, megjithatë, ia refuzon kategorikisht dërguesit, duke paralajmëruar "kushërinjtë" zikaltër në funksion të derbit.

"Është ende herët për të folur për yllin e dytë të Interit në derbi, – siguroi kapiteni i kuqezinjve në "Radio Serie A". – Ka të tjera ndeshje më parë dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha, kështu që nuk do të ndodhë".

Besimi te bashkëlojtarët, për më tepër, është shumë i lartë. Duke nisur nga cilësitë e Leaos: "Nëse bëhet më i vetëdijshëm për talentin e tij, ai mund të bëhet numri një në botë. Mendoj se Leao është i denjë për ‘Topin e Artë’. Në nivel fizik, me ato karakteristika fizike, nuk e shoh shumë larg fitimit të atij trofeu prestigjioz.

Çfarë është Milani për mua? Gjithçka, ka qenë jeta ime deri më tani. Unë u rrita me dashurinë për Milanin, shkova për ta parë në stadium edhe para se ta vishja këtë fanellë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd