Transmetuar më 28-03-2024, 13:10

Richarlison u kthye të fliste për Kupën e Botës 2022, ku Brazili u eliminua në çerekfinale kundër Kroacisë së Modric me penallti. Sulmuesi i Tottenham foli se si periudha pas kompeticionit në Katar ishte veçanërisht e vështirë.

Numri nëntë i pesë herë kampionëve të botës dha një intervistë emocionuese për "ESPN UK": "Isha në kulmin tim, i fortë mendërisht, por më pas preka fundin.

Pas eliminimit në Botërorin e fundit u dëshpërova totalisht. Nuk mendova të vrisja veten, por të dorëzohesha, po. Psikoterapia më shpëtoi jetën. Kam kërkuar vetëm gjëra të këqija edhe në Google.

Më parë kisha paragjykim për psikologët duke menduar se kushdo që donte të shkonte për vizitë tek ata ishte i çmendur. Në fakt nuk është absolutisht kështu, ky është zbulimi më i mirë që unë kam bërë ndonjëherë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd