Transmetuar më 29-03-2024, 08:00

Emri i Erling Haaland (23 vjeç) është një nga ata që mund të nxisë interesat e merkatos së transfertave botërore. Sipas asaj që lexojmë në disa gazeta katalanase, ylli norvegjez mund të rikthehet në modë edhe për Barcelonën.

"Mundo Deportivo" i dedikon një artikull, duke shpjeguar se si qendërsulmuesi i Manchester City është një lloj ëndrre e ndaluar për Blaugranët deri në vitin 2025. Sidoqoftë nuk është hera e parë që Barça interesohet për të.

Kontaktet e para datojnë në prillin e vitit 2021, kur babai i tij dhe agjenti i atëhershëm Mino Raiola (i cili më vonë vdiq dhe u zëvendësua në rol nga brazilianja Rafaela Pimenta) udhëtuan drejt Barcelonës me një avion privat për t’u takuar me drejtuesit Blaugrana.

Më pas ishte takimi personal i Xavit, në mars 2022, në funksion të merkatos së verës. Problemet ekonomike, megjithatë, bënë që katalanasit të anonin drejt zgjedhjes së Lewandowski, një sulmues me përvojë dhe më pak i kushtueshëm.

Që atëherë, megjithatë, shkruan gazeta katalanase, dera e Barcelonës ka mbetur gjithmonë e hapur, aq sa muajin e kaluar agjentja e sulmuesit norvegjez, Pimenta, u takua me drejtorin sportiv Blaugrana, Deco. Plani i klubit të presidentit Laporta është të nënshkruajë me atë në vitin 2025, kur Lewandowskit i mbaron kontrata.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd