Transmetuar më 30-03-2024, 08:18

SERBI-Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka shfryrë mllefin ndaj ish ministres së jashtme greke, Dora Bakoyannis, raportuese në Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në raportin e saj i rekomandoi Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Presidenti serb në një adresim për qytetarët e Serbisë, ka thënë se tema më e rëndësishme për vendin e tij është çështja e Kosovës si dhe anëtarësimi i mundshëm i saj në Këshillin e Evropës.

Vuçiç duke fyer diplomaten greke, ka thënë “Turp të kesh Dora Bakoyannis, turp të kesh”. Ai tha se “për tre ditë ka ndryshuar mendje. E mjerë dhe ferr”, tha ai.

“Turp. Dhe pastaj iu kujtua se nuk është me rëndësi Asociacioni, as shpronësimin apo asgjë, Manastiri i Deçanit, as faktin që serbëve u mohohet e drejta për të përdorur gjuhën serbe, se ata janë të ekspozuar ndaj forcës brutale disproporcionale”, shfryu mllefin Vuçiç.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd