Transmetuar më 31-03-2024, 07:59

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jenë dominante në të gjithë

territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd